E hëna nisi me kthjellime, moti merr “kthesë” gjatë javës. Pritet ulje e temperaturave

schedule08:57 - 1 Korrik, 2024

schedule 08:57 - 1 Korrik, 2024

Kjo javë do të mbizotërohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Meteorologia Lajda Porja thotë se nga e marta deri të enjten do të kemi zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu. Temperaturat priten të ulen me disa gradë, ndërsa e premtja do të rikthejë diellin në të gjithë vendin dhe temperaturat e larta.

“Kjo javë do të jetë dinamike. Sot moti do të jetë me diell, me temperatura mjaft të larta. Presim temperatura 38 gradë në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave, shtime të lagështirës në ajër, duke bërë që e marta të jetë e paqëndrueshme. Edhe pse do të ketë intervale me kthjellime, do të ketë zhvillim të vranësirave, duke sjellë rrebeshe shiu, në zonat veriore dhe qendrore dhe më pak reshje do të ketë jugu. Parashikohet që e mërkura dhe e enjta të mbeten të paqëndrueshme, ku paraditet herë pas here do të kenë edhe kthjellime, ndërkohë që mesdita dhe pasditja do të rrezikohen nga celula duke zhvilluar rrebeshe shiu. S’do të mungojnë edhe stuhitë e breshërit në zonat verilindore dhe juglindore. Do të ketë përmirësim të dukshëm të motit të premten, duke rikthyer diellin në të gjithë territorin shqiptar. Sa i përket vlerave termike, sot 38 gradë. Nesër do të kemi rënie me tre gradë, me maksimalen 35 gradë. E mërkura dhe e enjta do të ketë rënie të temperaturave, duke e ulur termometrin maksimal deri në 31 gradë. E premtja do të rrisë ndjeshëm temperaturat.”

Sa i përket rajonit, ajo tha:

“Kosova sot do të regjistrojë temperatura mjaft të larta. Do të ketë më shumë diell, madje presim 34 gradë. E marta deri të enjten do të sjellë rënie të temperaturave jo më shumë se 29 gradë. Do të kemi prezencë të rrebesheve pothuajse në pjesën më të madhe të Kosovës. Përmirësohet dukshëm moti të premten. MV do të jetë sot me diell me temperatura 36 gradë në Shkup. Duke filluar nga e marta deri të enjten do të ketë freskim të motit, ku maksimalet do të jenë 31 gradë. Prezencë të reshjeve deri të enjten, e premtja do të përmirësojë ndjeshëm motin edhe në MV, duke sjellë diell dhe temperatura të larta.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!