“E hëna blu”, pse 17 Janari konsiderohet si dita më melankolike e vitit?

schedule12:42 - 17 Janar, 2022

schedule 12:42 - 17 Janar, 2022

E hëna e tretë e janarit konsiderohet si dita më melankolike e vitit, e njohur edhe si e hëna blu. Sezoni festiv i Krishtlindjeve ka mbaruar dhe jemi në mes të një pandemie ndaj si vitet e kaluara edhe këtë herë, 17 janari mund të ketë më shumë peshë. Por si lindi “Blue Monday”?

Në vitin 2004, Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff-it, shpiku formulën matematikore për “Blue Monday” me kërkesë të një kompanie që i kërkoi arsye reklamimi për të interpretuar melankolinë pas pushimeve. Kjo formulë përfshin kohën e kaluar nga festat e fundvitit, synimet e papërmbushura, borxhet financiare, nevojën për të qenë aktiv.

Shumë argumentojnë se dita mund të jetë katastrofike për njerëzit me probleme të shëndetit mendor, pasi krijon më shumë stres ndoshta dhe panik. Nga ana tjetër, mund të ketë një dialog për shëndetin mendor dhe atë që ne kemi përjetuar vitet e fundit me shpërthimin e Covid-19.

Dr. Philip Clark, një lektor psikologjie në Universitetin e Derbit, i tha BBC-së: “Fillova të flas kundër të hënës blu kur pashë kompani që përpiqeshin të përdorin termin për të shitur produktet e tyre. Unë mund ta kuptoj pse njerëzit ndihen melankolikë në janar, pikërisht pas sezonit të Krishtlindjeve ku ishim me familjen dhe miqtë.

Ajo që duhet të mbani mend është se e hëna blu nuk është e vërtetuar shkencërisht, madje nuk ka prova që janari ndikon në shëndetin mendor edhe pse mund të duket kështu. Por e hëna blu është një mundësi për të pasur diskutime rreth depresionit dhe stresit dhe çfarë mund të bëjmë me të vërtetë për të ndihmuar veten. Unë mendoj se ky është një avantazh.” , tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!