E goditi me shpullë dhe i hyri me forcë në shtëpi 18-vjeçares, arrestohet 38-vjeçari në Gramsh

schedule13:06 - 27 Maj, 2025

schedule 13:06 - 27 Maj, 2025

Një 38-vjeçar është arrestuar në Gramsh pasi ka gjuajtur me shpullë dhe i ka hyrë më forcë në shtëpi një 18-vjeçareje.

Pas verifikimeve rezultoi se 38-vjeçari është me precedent penal në fushën e vjedhjes.

“Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë.

Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe  me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!