Një grua 64-vjeçare në SHBA goditi me grusht në fytyrë një ari që kishte ndjekur qenin e saj, edhe më pas ai i kafshoi krahun përpara se të zhdukej.
Banorja e Maine, Lynn Kelly, po bënte punët në oborrin e saj kur qeni i saj vrapoi në pyll. Në rrugën e kthimit, qeni u ndoq nga një ari, tha gruaja për një stacion televiziv lokal.
“Vrapova atje ku kishte zbritur dhe vazhdova t’i bërtisja kur më në fund u kthye me vrap. Dhe menjëherë pas tij ishte ariu,”tha zonja Kelly për stacionin WMUR.
Sipas raportit zyrtar, ariu e kafshoi në krahun e djathtë dhe i la plagë në kyçin e dorës. Pas grushtit, ariu lëshoi kyçin e dorës dhe vrapoi përsëri në pyll.
Kelly thirri 911 dhe u dërgua në një spital lokal për t’u trajtuar për plagët e saj. Ndërsa, ariu nuk është parë që nga sulmi./abcnews.al