E goditën në qafë dhe e lanë të gjakosur në rrugë, policia çon adoleshentin në spital në Vlorë

schedule19:28 - 2 Janar, 2021

schedule 19:28 - 2 Janar, 2021

Një adoleshent nga Vlora është dërguar në spitalin rajonal pasi është pikasur nga patrulla i shtrirë në tokë i gjakosur.

Mosha dyshohet rreth 15 vjeç. Dyshimet e para janë se është goditur me mjete të forta, kaçavidë pas një sherri në Lungomare, raporton gazetari i “ABC” Elton Nikaj.

Adoleshenti është goditur në afërsi të qafës, ndërsa u dërgua nga policia në spital. 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës ku po merr mjekim.

Policia pritet që të marrë dëshminë e tij për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!