Pamjet e një çifti të ulur në enë të madhe hekuri në rrugët e përmbytura në Indi, pas dasmës së tyre, janë bërë virale. Akash dhe Aishwarya ishin të vendosur të mos e humbisnin ditën e tyre të madhe në fshatin Thalavady këtë të hënë.
Fotografitë e çiftit, të dy punonjës të kujdesit shëndetësor, në varkën e tyre të improvizuar u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.
Reshjet e dendura të shiut në Kerala kanë shkaktuar përmbytje serioze dhe rrëshqitje të tokës, duke sjellë edhe viktima. Akash dhe Aishwarya celebruan martesën e tyre në një tempull të vogël, i cili ishte pjesërisht i përmbytur. /Abcnews.al

