Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E gjithë rrjeta e krimeve të Berishës është mbledhur”/ Çupi: Dyshoj se do të paraqitet në SPAK, mund të arrestohet aty për aty

schedule18:37 - 17 Nëntor, 2025

schedule 18:37 - 17 Nëntor, 2025

Këtë të hënë Berisha ka mbajtur një protestë përpara Kryeministrisë. Por siç duket është “braktisur” nga mbështetësit, pasi ka pasur një numër shumë të paktë në mbështetje të kreut të PD.

Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, tha se protestat e Berishës nuk kanë më asnjë vlerë dhe se është braktisur totalisht nga shoqëria.

Gjatë kësaj interviste, Çupi u ndal edhe tek thirrja e SPAK ndaj Berishës për t’u paraqitur për 21 janarin, ndërsa tha se dyshon se kreu i PD do të paraqitet.

“Të gjitha ishin ndërtuar që të furnizonin njëra tjetrën si ngjarje. Berisha kishte menduar që ditën që do ta thërrasin në SPAK do të bëjë një protestë që do të kërcënojë SPAK. Pra siç e shohim, falimentojnë sepse në SPAK i dhanë një dhuratë më vete. Një fëmijë i bindur që shkon dhe merr dhuratën tek mësuesja…Gjatë gjithë jetës së tij politike ngjarjen e ka ndërtuar me qëllim që të afektojë një ngjarje tjetër. Ai tani  e pa që Shqipëria tani pati ecuri me grupkatipullin e fundit dhe bën këto skena në dëm të interesave të vendit. Berisha është njeriu që funksionon për interesin e tij personal dhe ngjarjet i ndërton kundër interesave të vendit. Por ja ku jemi…Por përfundimisht, Shqipëria u nda nga Sali Berisha dhe tani duhet të merret me SPAK. Berisha nuk është paraqitur kurrë para drejtësisë. Më në fund u paraqit për një çështje, siç janë kullat e Partizanit. Berisha e ka një mënyrë sjelljeje antidrejtësie, është primitiv si njeri. Nuk shkon para drejtësisë. Edhe për rastin e tanishëm, dyshoj shumë se do të paraqitet. Ai e di që mund të mos kthehet për në shtëpi, mund të arrestohet aty për aty. Akuza për të mund të rëndojë krime kundër njerëzimit. Unë e njoh Berishën, është frikacak, siç duket frikësohet të shkojë deri në SPAK dhe mund të sajojë përralla se jam i sëmurë, mund të sajojë kërcënime do vras veten, mund të dalë në ballkon të thotë do hidhem…Unë nuk besoj se Berisha do të paraqitet edhe të mërkurën…do të bëjë llogaritë e veta. Por problemi është se ka ardhur momenti dhe e gjithë rrjeta e krimeve të Berishës është mbledhur, Shqipëria ndodhet në prag të pranimit në BE. Dhe nuk mund të shkojë duke ditur që ka ende të gjallë një kryeministër që ka vrarë protestues…Në Shqipëri ku jemi kandidat kryesor, është e pamundur të shkosh me një mbetje të tillë nëpër këmbë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!