E gjithë Italia përfshihet nga “ethet” e koronavirusit, mbyllja e shkollave mund të vazhdojë më gjatë

schedule16:01 - 5 Mars, 2020

schedule 16:01 - 5 Mars, 2020

Më regjistrimin e dy rasteve të reja me koronavirus në Luginën D’Aosta tashmë e gjithë Italia është e përfshirë nga “ethet” e Covid-19.

Sipas këshilltarit për Mirëqenien në Lombardi, Giulio Gallera është shumë e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të kenë një stil të kujdesshëm jetese, jo vetëm personat që janë mbi 65 vjeç.

Nisur nga kjo, Franco Locatelli, u shpreh se mbyllja e shkollave mund të shtyhet përtej datës të përcaktuar fillimisht, pra 15 marsit.

Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani në Itali rezultojnë 3,089 të infektuar me koronavirus ndërsa 107 të tjerë kanë humbur jetën. Këto të dhëna mund të përditësohen në vijim.

Nga ana tjetër, në Francë kanë humbur jetën dy persona si pasojë e Covid-19 ndërsa janë shtuar 92 raste të reja duke e çuar kështu bilancin total në 377 persona.

Nga ana tjetër e botës, India vazhdon që të aplikojë politikkoronaën përjashtuese ndaj italianëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!