“E gjeta si mos më keq”/ Flet babai i vajzës nga Librazhdi: Djalin se kisha parë kurrë, vajza ka të nxira

schedule12:30 - 1 Qershor, 2022

schedule 12:30 - 1 Qershor, 2022

Vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut historia e 21-vjeçares nga Librazhdi, e cila u kap nga vjehrri dhe vjehrra teksa tradhtonte bashkëshortin.

Ditën e sotme ka folur babai i saj, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të lidhjes së vajzës së tij. Ai ka treguar po ashtu se vajza ishte e celebruar me bashkëshortin e saj që është emigrant, ndërsa dy familjet ishin në pritje për të kryer dhe ceremoninë e martesës.

“Vajzën e kam gjetur të mbuluar vetëm me një peshqir të vogël, i bënin video e shantazhonin e dhunonin. Kunati i vajzës, krushku im dhe komshinjtë ishin aty në dhomë. I gjithë pallati. Të dashurin e vajzës e morën në mbrojtje. Vajza ka shenja në krahë, shpatull në kokë. Ka të nxira.

E njoh vajzën time. Nuk do ja bënte kurrë babait të saj këtë. Dhoma ishte me çelës nga jashtë.” tha ai./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!