“E gjeta mes këmbëve nën batanije”: Deshmia tronditëse e gruas që rrahu vajzën në Sarandë

schedule18:27 - 24 Janar, 2020

schedule 18:27 - 24 Janar, 2020

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg, Elisabeta Mitën, nëna që u denoncua për dhunën ndaj vajzës 13-vjeçare.

Gazetarja e abcnews.al Silvi Sulaj ka siguruar dëshminë e zbardhur të që Mita ka dhënë në gjykata, ku fajësonte ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari me të cilin ka një djalë 5 vjeç. 41-vjeçarja në dëshminë e saj thekson se në lidhje me marrëdhënien me vajzën e saj duhet që të pyeten familjarët pasi ajo nuk ka asnjë qëllim të dhunojë të bijën, për çdo gjë që ka ndodhur deri më tani ajo fajin ja hedh ish-bashkëjetuesit.

“Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime.Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Për marrëdhënien time me vajzën le të pyeten motrat dhe vëllezërit e mi, prindërit dhe komshinjtë e mij që unë kam qëllim shumë të lartë për vajzën time. Unë kërkoj që ajo të edukohet dhe të jetë një nxënëse e mirë dhe të shkojhë në unicversitet, dhe pse jam sjellë ndonjëherë e ashpër me të, pasi mendoja se mund të ma ngacmonte ish-bashkëjetuesi im. mos qoftë njeri në kushtet që isha une” ka thënë Elisabeta.

Ndërkohë në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dëgjohet duke i thënë të miturës, “Do të ther moj bushtër”, Elisabeta thekson se ajo është një video e montuar dhe se kërkon një ballafaqim me personin që e ka bërë një gjë të tillë.

“Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh. Unë jam një nënë mne shumë halle, pasi jam ndarë me ish burrin e parë, kam kaluar shumë paragjykime që nga familjarët e mij e deri te shoqëria gjë që të ketë dobësi e ka shfrytësuar ish bashkëjetuesi im Arjan Mekollari.  Gjithahstu kërkoj që të gjithë këto që thash të më ballafaqohen me me marrëdhëniet e mira dhe personin që ka përgatitur videon,” është shprehur nëna nga Saranda.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se e gjithë kjo situatë është bërë për të mbrojtur të bijën e saj 13 vjeçare, pasi dyshonte se ish bashkëjetuesi i Mekollari e ngacmonte vazhdimisht, gjë që e bazon tek disa veprime që kishte vënë re në shtëpi.

“Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi kam gjetur vajzën dhe ish-bashkëjetuesin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri-tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më ka thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe ajo më tha që “ti futja këmbët te këmbët e babit (në mes)”.

41 vjeçarja në dëshminë e saj ka deklaruar se jnuk ka përdorur dhunë fizike ndaj vajzës së saj, përveçse gjithmonë ka qenë e kujdesshme që sjellja e vajzës të ishte sa më e mirë.

Ndërkohë, avokati i 41-vjeçares, Gjergji Imeraj.ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëjetuesit, ndërsa ka pohuar se ky i fundit ka manipuluar situatën duke pretenduar se e pandehura dhunonte fëmijën e saj.

“E ndaluara ka qenë në merak të pranisë së prezencës së bashkëjetuesit të saj Arjan Mekollari,  në të njëjtën banesë me vajzën e saj e cila ishte në një moshë delikate dhe gjithmonë mendote se vajzës mund ti ndodhte gjë nëse ajo ishte në punë dhe bashkëjetuesi ishte në shtëpi. Ajo ka krijuar situata të ndryshme tensionimi në marrëdhënie me vajzën vetëm në sajë të raportit të vajzës së saj me ish-bashkëjetuesin dhe në të mirë të vajzës,” ka thënë avokati./abcnews.al