Prania e Zv.ambasadores amerikane në Tiranë në ambientet e KLP-së ngjalli interesin e gazetarëve, të cilët raportuan menjëherë praninë e saj në ambientet e këtij institucioni të rendësishëm të Reformës në Drejtësi, sidomos pas publikimit të emrave “non grata” në SHBA si ditëve finale për ngritjen e SPAK.
Sëfundmi është mësuar shkaku i vizitës së saj, e cila lidhet me takimin mes kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi dhe Jorgan K. Andreës, Zv. Ndihmes Sekretar i Shtetit.
Jorgan K. Andrews është caktuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit ku
mbikëqyr programet e kësaj byroje në Europe, Azi, duke përfshirë edhe Afganistanin dhe Pakistanin.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se gjatë takimit kreu i KLP-së Gent Ibrahimi theksoi se këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me tetë prokurorë si edhe dy të tjerë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK. Ndërkoh Andrews theksoi se janë të vetëdijshëm për presionin ndaj KLP, por se do të jepnin maksimale për prokurorët e SPAK.
Vizita ndodh 24 orë pas sherrit të djeshëm në këtë institucion gjatë mbledhjes ku do të vendosej për SPAK dhe emërimin e disa prokurorëve.
Në takim ishin të pranishëm edhe Julie Craven dhe Michelle Lakomy, OPDAT. /abcnews.al