Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë, babai jep alarmin në polici

schedule10:47 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:47 - 16 Gusht, 2022

 Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Babai i saj ka dhënë alarmin në polici.

Burime policore bëjnë me dije se ditën e sotme shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.

Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!