Zhduket 15-vjeçarja në Vlorë

schedule11:14 - 24 Maj, 2022

schedule 11:14 - 24 Maj, 2022

Një 15-vjeçare nga Vlora është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Denoncimi është bërë nga familja e saj në komisariatin e Vlorës.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja A. Z., 42 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se është larguar nga banesa, vajza e saj, 15 vjeçe dhe nuk është kthyer më”, bën me dije policia.

Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/