Zbulohet një bazë armësh në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Abc mëson se operacioni i zhvilluar nga komisariati nr.4 është ende në zhvillim.
Nuk ka ende persona të arrestuar, pasi po punohet për të identifikuar poseduesit.
Sipas burimeve, mësohet se armët dhe municionet ishin të future në disa thasë dhe të hedhura në një gropë pranë një pallati të mbuluar nga shkurre.
Armët e gjetura janë antitank, snajper, kallashnikov dhe një sasi fishekësh.
/Abcnews.al/