Nga Ermal Vija
Ambasadorja amerikane Yuri Kim paraditen e së hënës ka zhvilluar një takim për më shumë se 30 minuta me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se diplomatia amerikane ka zhvilluar një takim pune, por pa dhënë më shumë informacion.
Gjatë kohëve të fundit, ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar disa takime në Prokurorinë e Posaçme, ku shpesh herë ka mbështetur punë e këtij institucioni duke kërkuar arrestime për personat që vijnë nga krimi i organizuar dhe ata të veshur me pushtet.
Vetëm një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të nisë verifikimet për ministrat e rinj të qeverisë Rama. Meta, kërkon informacion nga prokuroria nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore ose penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi. /Abcnews.al