Një person rreth 55-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Mësohet se viktima është Rakip Roli, biznesmen.
Burime bëjnë me dije për ABC se viktima po lëvizje me një automjet tip Audi, në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku.
Shiko edhe: PAMJET/ Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat
Blutë njoftojnë se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.v/Abcnews.al