Vrau me levë nënën e tre vajzave, Gjykata e Durrësit lë në burg 63–vjeçarin

schedule11:17 - 1 Mars, 2020

schedule 11:17 - 1 Mars, 2020

Ruzhdi Tasuni 63 vjeç i cili goditi për vdekje bashkëshorten e tij Hajdije Tasuni është shfaqur i penduar për krimin. Teksa u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg”, Tasuni i ka kërkuar falje vajzave për vrasjen e nënës së tyre.

Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musai gjatë dhënies së masës së sigurisë në sallë nuk ka qenë asnjë familjarë i pranishëm. Gjithashtu mësohet se autori  ka kërkuar ndjesë sidomos vajzave të tij për ngjarjen e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes Tasuni në qendër të Durrësit. Në debat e sipër 63 vjeçari goditi me levë bashkëshorten e tij Hadijen, duke e lënë të vdekur në vend.

Në deklaratën e dhënë në polici pas arrestimit, Ruzhdi Tasuni ka rrëfyer se është zënë me bashkëshorten për shitjen e dyqanit.

Sipas tij punët nuk po ecnin mirë dhe i kishte thënë bashkëshortes që ta shiste, këkresë e cila është refuzuar nga Hadije Tasuni. Cifti ishin prindër të tre vajzave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!