Vrasja e Emiljano Ramazanit, gjendet arma e krimit! Në pranga babë e bir

schedule18:09 - 28 Korrik, 2020

schedule 18:09 - 28 Korrik, 2020

Rreth një javë nga vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan policia ka gjetur dhe sekuestruar amën me të cilën u ekzekutua 40-vjeçari.

Për pasojë janë vënë në pranga babë e bir, pronarë të servisit ku ishte fshehur arma e krimit.

Në pranga janë vënë Albert Manahasa 64-vjeç dhe Seit Manahasa 37-vjeç, të dy banues në Peqin.

Pistoleta model 54 TT, ishte fshehur poshtë serbatorit të një makine. Policia njofton se vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ditën e djeshme forcat RENEA ndërhynë në Peqin, ku përmes një aksioni shoqëruan 6 persona, anëtarë të së njëjtës familje të cilët dyshohet se mund të kishin dijeni për ngjarjen.

Në një intervistë për ABC News, Bujar Dervishaj një nga 6 të shoqëruarit tha pas lirimit nga qelia se arma është vendosur aty nga persona të tjerë që duan të fshehin implikimin në këtë ngjarje.

“Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen e shtetasit E. R., më datë 20 korrik 2020.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vijuar intensivisht punën për grumbullimin e informacioneve dhe provave ligjore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 40 vjeç.

Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore dhe profesionale të bërë nga specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat “Shqiponja” dhe Policinë e Peqinit, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.

Në videon e siguruar nga ABC News, personi i maskuar del nga një makinë dhe afrohet në drejtim të Ramazanit duke ekzekutuar atë për 30 sekonda./abcnewsw.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!