Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është konfirmuar pozitive me koronavirus.
Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se Ademi është konfirmuar sot me koronavirus pas bërjes së tamponit një ditë më parë.
Mësohet se Ademi ka qenë me temperaturë 37.5 gradë prej ditës së djeshme, ndërsa nuk është paraqitur në zyrë prej një jave.
Ajo nuk ka komplikacione të tjera prej virusit dhe tashmë gjendet e izoluar në shtëpinë e saj. Nuk dihet saktësisht se ku është infektuar, por dyshohet se të ketë rënë në kontakt me virusin gjatë takimeve me qytetarët.
Pas konfirmimit të Ademit pritet testimi i personave të tjerë, me të cilët ka patur kontakt.
Shkodra është qarku i tretë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi duke numëruar 376 raste aktive.
Ndërkohë, një ditë më parë, ISHP konfirmoi 150 raste të reja me koronavirus vetëm gjatë ditës së djeshme në vend. /abcnews.al