Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

schedule19:20 - 3 Shkurt, 2020

schedule 19:20 - 3 Shkurt, 2020

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Osmani mori 65 vota, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje, vendim ky që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.

Vjosa Osmani është kështu gruaja e parë që do të drejtojë Kuvendin e Kosovës. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se do t’i rikthejnë dinjitetin Kuvendit.

Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjidhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.  Falëndroj qytetarët e Kosovës, që asnjëherë nuk rreshti së besuar që vota e tij do ta sjellë ndryshimin.

“Të jemi një Kuvend që do të mbikëqyrë mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës. Gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës dhe po e shoh kualitetin e grupeve parlamentare”, u shpreh ajo.

Sakaq, qeveria e re e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin u votua pasditen e  sotme në Kuvend, me 66 vota pro. Qeveria e re përbëhet nga 15 ministra, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Kujtojmë se më herët në postin e kryeparlamentarit u emërua Glauk Konjufca nga VV, ndërkohë pas marrëveshjes me LDK ai u propozua në kabinetin qeveritar si ministër i Jashtëm.

Ministrat e kabinetit qeveritar:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!