Në Kapshticë situata vijon të jetë shqetësuese.
Gazetarja Lediona Xheladinaj tha për “ABC News” se qytetarët të bllokuar presin të kalojnë kufirin grek.
Lexo edhe: “ABC News” në Kapshticë, vogëlushja Greisi kërkon të kalojë kufirin
Po ashtu bëhet me dije se më shumë se 100 persona janë në kufi që në orët e para të mëngjesit.
Lexo edhe: Rreziku me të cilin po përballen qytetarët shqiptarë që po presin në Kapshticë
Më herët Gazetarja Lediona Xheladinaj raportoi se shqetësimi kryesor i qytetarëve mbetet afati i skadimit të tamponit, pasi ata tregojnë se nuk kanë mundësi ta bëjnë sërish dhe kërkojnë që të mos pengohen për të kaluar.
Tashmë janë të detyruar të qëndrojnë natën në pikën kufitare në Kapshticë.
/abcnews.al/