Telefonata “ngre në këmbë” policinë e Kamzës, rezulton alarm i rremë

schedule16:10 - 15 Janar, 2021

schedule 16:10 - 15 Janar, 2021

Një telefonatë e cila ka rezultuar alarm i rremë, “ka ngritur në këmbë” policinë e Kamzës pasditen e sotme. Një person ka deklaruar se në orën 14:20 ka parë një vajzë e cila është marrë me dhunë nga një i ri në makinë në zonën Babrrusë.

Dyshimet për ndonjë pengmarrje të mundshme kanë bërë që uniformat blu të blindojnë zonën duke bërë kontrolle për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë nga kamerat e sigurisë në zonën ku është raportuar kjo ngjarje nuk ka rezultuar asnjë rast i tillë.

Burime bëjnë me dije nga policia për ABC se në polici nuk ka denoncim nga ndonjë familjar i ndonjë vajze. “Në orën 14.20 ka ardhur një telefonatë te salla operative se në Babru një makinë ka marrë një vajzë. Nga verifikimet e deritanishme s’ka rezultuar e vërtetë. As në polici s’ka ndonjë denoncim të tillë”, thotë policia./mv.abcnews.al