Vajza i tha nënës dhe shkuan në polici, përfundon pas hekurave 22 vjeçari në Kamëz

schedule14:42 - 29 Janar, 2020

schedule 14:42 - 29 Janar, 2020

Një 22 vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të bërë nga e mitura bashkë me prindërit në polici.

Fillimisht vajza ka folur me prindërit, të cilët e kanë referuar çështjen në polici.

Njoftimi i policisë
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!