U mbyt me kapuç, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit në Fier

schedule15:26 - 7 Janar, 2022

schedule 15:26 - 7 Janar, 2022

Policia ka zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier. Abcneës.al mëson se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit.

Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e Kopështit duke e dërguar urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët pasi fëmija ka mbërritur pajetë aty.

Sipas burimeve nga spitali, fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një prononcim për abcnews.al daja i vogëlushit shpjegoi se si çdo mëngjes fëmija është dërguar në kopsht dhe në mesditë i kanë marrë në telefon dhe u kanë thënë se fëmija nuk është mirë.

Ndërkohë sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ka folur me mjekun që kishte ndjekur rasti dhe ai i kishte pohuar se fëmija kishte shkuar pa shenja jete dhe me një shenjë në fyt.

“E kemi dërguar në mëngjes në kopsht fëmijët dhe vetëm se marrim lajmin se djali është keq. Kur shkuam në urgjencë kam takuar doktorin që ishte munduar që të kthente në jetë djalin dhe më tha se fëmija i kishte shkuar pa jetë. Ndër të tjera më tha se kishte një shenjë në grykë duam drejtësi për këtë”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!