U kap 6 herë me kokainë, SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”

schedule16:49 - 15 Tetor, 2021

schedule 16:49 - 15 Tetor, 2021

TIRANË- Pasi u kthye një “fabrikë furnizimi” me kokainë të Shqipërisë nga Amerika Latine, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin për të sekuestruar kompaninë “Alba Exotic Fruit”.  Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste (6 herë) të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga “Alba Exotic Fruit”.

Në kuadër të këtyre hetimeve, pas kërkesës së Prokurorisë Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive të subjektit “Alba Exotic Fruit”.

Në vendim thuhet se SPAK është duke kryer hetime për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kujtojmë se më 12 tetor, një tjetër kontejner me kokainë ka rënë në “rrjetat” e policisë në portin e Durrësit. Raportohet se në një nga kontejnerët që vinte për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, është kapur një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë kokainë.

Kjo ishte e gjashta herë që në kontejnerët e kësaj kompanie gjendet kokainë. Kontejneri raportohet se vinte nga Ekuadori, ndërsa droga ishte vendosur te kapakët e motorëve frigoriferik.

Hera e pestë që kësaj kompanie i kapet drogë në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latin ishte më 7 shtator, ku u kapën rreth 7.7 kg kokainë e ndarë në 8 pako.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë Barjon Gumeni (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Eduart Dauti.

Kujtojmë se kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ i është gjendur edhe 4 herë të tjera kokainë në kontejnerët që vinin për llogari të saj.  Më herët më 29 korrik në kontejnerët e kësaj kompanie u gjetën dhe gjetën rreth 7 kilogramë.

Pas ngarkesës së parë një tjetër ngarkesë prej 11.6 kilogramësh u sekuestruara më 13 korrik në portin e Durrësit, ndërsa një tjetër sasi prej 6.5 kilogramë është kapur nga policia më 23 korrik.

Kujtojmë se në vitin 2019 kësaj firme iu kap në Greqi në portin e Pireut një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit. Në atë kohë kokaina u zëvendësua me oriz nga DEA amerikane.

LEXO EDHE: Ngarkesa e tretë e kokainës së sekuestruar në kontejnerët në Durrës, detajet si u zbulua droga

‘Alba Exotic Fruit’ është një kompani, e cila vepron në treg prej vitit 2011 dhe rezulton të jetë në pronësi Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit. Ky i fundit u arrestua më 13 korrik, kur policia zbuloi ngarkesën prej 11.6 kilogramësh kokainë, për të cilën Gumeni u shpreh se nuk ka lidhje. Nga ana tjetër Eduart Dauti, i cili zotëron dhe pjesën më të madhe të aksioneve të kësaj kompanisë, është shpallur në kërkim.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!