U futën për t’u larë në det, pas babait humb jetën edhe 9-vjeçarja

schedule19:25 - 26 Gusht, 2020

schedule 19:25 - 26 Gusht, 2020

Ka marrë përmasat e një tragjedia ngjarja e sotme në Durrës. Pas babait, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit edhe vajza 9-vjeçare.

Babë e bijë ishin futur për t’u larë në det. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Rrushkullit.

Më herët ndërroi jetë 44-vjeçari, i cili u nxorr nga deti pa shenja jete, ndërsa vajza u dërgua në spitalin e Durrësit. Fatkeqësisht vogëlushja nuk ka arritur të mbijetojë.

“Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe”, njoftoi policia.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!