Tronditëse, 4 persona humbin jetën nga koronavirusi te Infektivi

schedule10:47 - 11 Korrik, 2020

schedule 10:47 - 11 Korrik, 2020

Në vend është shënuar bilanci më tragjik nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 4 humbje jete në spitalin Infektiv.

Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe rekordi me rastet e reja. Sot janë konfirmuar 93 raste me të infektuar, shifër kjo e pa raportuar më parë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18

/abcnews.al