Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnatës në Manati të Lezhës.
Abc mëson se lënda plasëse i është vendosur banesës së policit Zef Kola.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.
Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/Abcnews.al/