Tre tërmete brenda pak orëve, ku ishte lëkundja e radhës në Greqi

schedule11:24 - 13 Janar, 2021

schedule 11:24 - 13 Janar, 2021

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter goditi pak më parë Greqinë duke shkaktuar shqetësim në vend pasi kjo është goditja e tretë e fortë pas tërmeteve të mbremshëm, raporton abcnews.al.

Mediat raortojnë se lëkundjet u ndjenë në 11:40 me orën lokale në zonën e Aigios dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Natën e shkuar, Greqia u trondit nga dy tërmete, njëri 4.7 dhe tjetri 4.4 të shkallës rihter. /abcnews.al