Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë. Nga të dhënat behet me dije se lëkundja ishte me magnitudë 3.7 i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në Veriperëndim të Vorës.
Nga të dhënat thellësia e tërmetit ishte 10 km, dhe kjo ka bërë që të ndihet lëkundja e fortë duke shkaktuar edhe njëherë panik tek qytetarët.
Qindra pasgoditje tërmeti janë regjistruar pas goditjes së fortë mëngjesin e 26 nëntorit që rezultoi shkatërrimtar, duke shkaktuar deri më tani 46 viktima, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe mijëra të tjerë, pas shembjeve të godinave./abcnews.al