Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

schedule08:13 - 29 Tetor, 2021

schedule 08:13 - 29 Tetor, 2021

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm me disa lëkundje sizmike. Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 08:04:57. Epiqendra ishte në Bulqizë. Lëkundja zgjati pak sekonda duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët dhe u shoqërua nga një tjetër më e fortë.

Në orën 08:10 u regjistrua goditja kryesore me magnitudë 4.5 Rihter  (sipas IGJEUM) po në Bulqizë, në Shupenzë me epiqendër. Thellësia 10 km. Dhe një tjetër pasgoditje 3.6 Rihter një minutë më pas.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme. Në javën e fundit në Shqipëri ka pasur disa lëkundje, por fatmirësisht pa pasoja./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!