Tërmet në detin Adriatik, sa ishte magnituda

schedule08:27 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 08:27 - 6 Dhjetor, 2020

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendt.  Nga të dhënat e para mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Sipas faqes europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 10 kilometër. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 08:19. Ndërkohë deri më tani nuk raportohet për dëme.

Një ditë më parë u regjistruan 4 tërmete në jug të vendit, me epiqendër pranë Himarës.

g.v/abcnews.al