EMRI/ Të shtënat tek Komuna e Parisit, një person i plagosur

schedule23:01 - 12 Tetor, 2021

schedule 23:01 - 12 Tetor, 2021

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra bën të ditur se i plagosur ka mbetur Redi Balla i cili momentalisht ndodhet në spital. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:35. Fillimisht u raportua për të shtëna ndërsa më pas rezultoi se këto të shtëna kishin lënë të plagosur një 22-vjeçar.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!