Të shtëna me armë zjarri në Sarandë

schedule21:44 - 6 Gusht, 2020

schedule 21:44 - 6 Gusht, 2020

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë. Njoftohet se rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.

Po hetohet më tej për zbardhjen e detajeve.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/