Dy persona janë shoqëruar pasditen e sotme në Durrës në zonën e Plazhit në kuadër të një operacioni blic anti-drogë. Abcnews.al ka siguruar pamjet e momentit kur dy të rinjtë janë shoqëruar nga efektivët e policisë së qytetit bregdetar.
Informacionet e para ishin kontradiktore, pasi sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet cfarë u është sekuestruar.
/ Abcnews.al