Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit me një person tjetër, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./mv.abcnews.al