Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Shtiqen të Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri.
Shkak i plagosjes është bërë një çështje pronësie. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin dhe është në ndjekje të tij.
/Abcnews.al/