Stadiumi kombëtar e ka një emër, zbulohen detajet e marrëveshjes

schedule12:15 - 9 Nëntor, 2019

schedule 12:15 - 9 Nëntor, 2019

“Arena Kombëtare”, e njohur me këtë emër deri më tani, tashmë ka një tjetër emër: “Air Albania Arena”. Kompania ajrore ka bërë ofertën më të mirë dhe ka fituar të drejtën për t’i vënë emrin e ri stadiumit kombëtar në kryeqytet. Pritet që FSHF të dalë me një njoftim në lidhje me këtë, ndërkohë që gazetari i ABC News, Gerti Çarçani, ka bërë me dije edhe detajet e marrëveshjes.

“Air Albania Arena” do të quhet stadiumi i ri, që pritet të hapë portat më 17 nëntor në ndeshjen me Francën. FSHF ka zyrtarizuar ofertën fituese për t’i vënë ofertën emrin stadiumit. 650 mijë euro në vit për 5 vite do të jetë përfitimi që do të marrë federata. Kontrata do të nënshkruhet ditën e hënë me përfaqësuesit e kompanisë ajrore. Kjo shifër është konfirmuar.

Është bërë pak virale ditën e djeshme fakti që nuk është konfirmuar se ndeshja me Francën luhet në stadiumin e ri. Është pritur që në UEFA të shkonte emri i stadiumit. Nuk ka pasur rrezik se do të luhej ndeshja me Francën në stadiumin e ri. Është pritur kontrata e shitjes së emrit, në mënyrë që në UEFA të shkonte emri i ri. Kjo është trajtuar pastaj si pasiguri që stadiumi do të jetë gati”, ka thënë mes të tjerash gazetari Gerti Çarçani në një lidhje direkte me ABC News. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!