Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Liroi të dënuarit përjetë, SPAK kërkon 3.6 vite burg për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

schedule16:18 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 16:18 - 2 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 3.6 vite burg për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e cila akuzohet se së bashku me grupin që vepronte nxirrte të dënuar nga burgu me raporte false, raporton gazetari i “ABC”, Ermal Vija.

Si u zbulua?

Pas përgjimeve të kryera dhe sigurimit të provave SPAK e akuzoi Hoxhën për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.



Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku. Ky i fundit sipas SPAK bënte rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.

Lexo edhe: Nga ora e floririt te zemra metalike, provat që prokuroria i ktheu Hoxhës

Pjesë e dosjes së SPAK është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para gjyqtares Hoxha për gjykim.

Prokuroria e “gozhdoi” dosjen me një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit edhe pse vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.

Pretenca
Enkelejda Hoxha 3.6 vite burg
Aldo Tabaku 4 vite burg
Manuela Mallkuci 3 vite burg
Bledar Petani 2 vite burg
Saimir Petani 2 vite burg
Altin Skëndaj 2 vite burg
Gazmir Nezaj 2.6 vite burg
Gentjan Nezaj 2.6 vite burg
Isuf Tanuzi 2 vite burg
Trëndafile Farngu 9 muaj burg

Si nisi procedura?

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Hetimi i ILD ndaj Hoxhës, nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

Sipas ILD kanë qenë disa vendime të marra nga Hoxha në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019 të cilët sipas hetimeve kanë rezultuar me shkelje. Në qershor të vitit të kaluar, emri i Hoxhës doli sërish në skenë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit.

Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në Angli por 10 vite para përfundimit të dënimit, Hoxha i fali 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i konvertoi në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia.

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!