Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Potamit, në Himarë.
Mësohet se skafi ka goditur një fëmijë.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturit.
Ky nuk është incidenti i parë i shënuar në plazh për këtë vit.
Më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës. Mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.
Për pasojë çifti i pushuesve Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime.
25-vjeçarja u plagos lehtë, ndërsa Sefa mori lëndime në brinjë dhe fytyrë dhe u transportua në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore.
Vetëm 2 ditë më vonë, më 18 korrik, një gomone goditi një fëmijë 7 vjeç.
I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, e ka goditur 7-vjeçaren teksa ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.
Ky është incidenti i tretë i shënuar brenda pak kohësh, ndërkohë që policia ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet në bregdet për të parandaluar aksidentet me mjete lundruese./Abcnews.al/