Tirana-Partizani luhet prej orës 19:00 në “Air Albania Stadium”. Duhen edhe rreth tre orë që ky takim të nisë, ndërkohë që biletat janë drejt shitjes. Deri më tani, sikurse bëjnë me dije burime të ABC News, janë shitur 18300 bileta.
Në derbin e kaluar, që u luajt në të njëjtin stadium, u shitën 19031 bileta dhe ky rekord me shumë mundësi do të thyhet sonte. Kërkesa bileta vijon të ketë, ndërkohë që vijon shitja e tyre. Momentalisht në treg janë përafërsisht edhe 2 mijë bileta, pasi një sektor do të jetë bosh. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B89dn5lAIau/?utm_source=ig_web_copy_link