Formacionet: Shumë ndryshime te Laçi, Daja e gjen zgjidhjen për sulmin

schedule12:51 - 3 Shkurt, 2020

schedule 12:51 - 3 Shkurt, 2020

Laçi dhe Skënderbeu përballen mes tyre prej orës 14:00, ndërkohë që janë mësuar edhe formacionet me të cilat pritet ta nisin dy skuadrat takimin. Në kampin kurbinas ka ndryshime dhe në mbrojtje kthehet Ignjatovic, kurse Ceka do të mbulojë linjën e majtë pas largimit të Domgjonit.

Lëvizje edhe në mesfushë, teksa Rapo i bashkohet Deliut dhe Shehut, kurse sulmi është i njëjtë si në takimin me Bylisin, ku Xhixha e Greca do të mbështesin nga krahët Kyrian Nwabueze. Edhe te Skënderbeu ka lëvizje në formacion.

Ato janë në mesfushë, ku Daja, Elezi dhe Taipi e nisin nga fillimi. Në mungesë të sulmuesit kryesor Krasniqi, trajneri Ilir Daja ka menduar të spostojë në majë të repartit sulmues Nazmi Gripshin, kurse Ndecky dhe Bregu do të luajnë nga krahët si zakonisht.

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Ceka, Shehu, Deliu, Rapo, Xhixha, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu.

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Taipi, Ndecky, Bregu, Gripshi. Trajner: Ilir Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!