Shtyhet sërish seanca për “dosjen 184”

schedule13:57 - 29 Janar, 2021

schedule 13:57 - 29 Janar, 2021

Seanca për “dosjen 184” është shtyrë sërish. Seanca e radhës do të mbahet në 12 shkurt.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë një kërkesë nga përfaqësues i Partisë Demokratike i cili kërkoi përjashtim të gjyqtarit.

Lexo edhe: Përfundojnë hetimet për “Dosjen 184”

Të pandehur nga Prokuroria u morën 4 persona, shtetasit: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti.

Këta të fundit akuzohen për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje e zgjedhësve”.

Në mesin e të pandehurve ka edhe ish-zyrtarë të lartë në Dibër, të dyshuar të përfshirë në vjedhjen e votave për zgjedhjet lokale të vitit 2016.

/abcnews.al/