Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Orikumin pasditen e sotme. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të banesës së Artan Xhelilajt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10. Policia njofton se nga shpërthimi me tritol nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia pas sinjalizimit ka rrethuar vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve./ db/ Abcnews.al