Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, pasi ka shpërthyer një makinë në pronësi të efektivit të policisë Lulzim Muça.
Burimet bëjnë me dije se makinës së efektivit i është vënë tritol. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë sa është dëgjuar në të gjithë qytetin e Kavajës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat po hetojnë për zbulimin e ngjarjes si dhe kush janë autorët.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve
/Abcnews.al/