Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Mësohet se një 6-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur një 5-vjeçar pasi ka shpërthyer një granatë e vjetër.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Siman. Dy fëmijë, të afërm me njëri-tjetrin, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.
Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al