Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesën në lagjen nr.13 në Durrës.
Policia njofton se nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.
“Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al