Shpërthen bombola e gazit në Korçë, 3 të plagosur

schedule12:08 - 5 Nëntor, 2021

schedule 12:08 - 5 Nëntor, 2021

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Voskopojë rreth orës 11:20.

Nga shpërthimi i bombolës kanë marrë dëmtime F. L., rreth 63 vjeç, , K. B., rreth 30 vjeç dhe shtetasja A. N. Tre të lënduarit kanë djegie në trup dhe ndodhen në spital.

Sipas policisë ata janë familjarë me njëri-tjetrin dhe kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shpërthyer bombola e gazit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

g.v/abcnews.al