SPILLE – Një restorant është shkrumbuar nga flakët në plazhin e Spilles. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Mësohet se bëhet fjalë për “Restorant Andin”, buzë Adriatikut që është një nga më të frekuentuarit në zonën e Spilles.
Deri më tani dyshohet për një shkëndijë elektrike megjithatë pritet ekspertiza e policisë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Nga flakët ka pasur dëme të mëdha materiale pasi gjithçka është shkrumbuar.
/abcnews.al/