Ka shkuar në tre numri i viktimave në Berat. Gentian Golashi, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha ishin duke pastruar një pus në fshatin Dushnik të Beratit dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.
Fillimisht u nxorrën pa jetë dy prej tyre, ndërsa sëfundmi mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe i treti.
Lexo edhe: Fillimisht në pus hyri Kamberi, pastaj Gentiani për ta shpëtuar: Si ndodhi tragjedia e trefishtë në Berat
Abcnews.al mëson se në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij.
Dyshnik, Berat /Informacion Paraprak
Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.
/abcnews.al